Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Roma po përgatit kontratën e re për De Rossin

Gazeta10
05 March 2024 - 17:37

Drejtuesit e Romës janë të impresionuar me punën e Daniele De Rossit, i cili zëvendësoi Jose Mourinhon në gjysmë të janarit.

Italiani ka udhëhequr skuadrën në gjashtë fitore prej shtatë ndeshjeve në Serie A, duke vazhduar të jenë në garë për një vend në top-katërshe.

Kontrata e De Rossit skadon në fund të sezonit, por Roma raportohet se është e interesuar për të vazhduar bashkëpunimin me të.

Sipas “Calciomercato”, pronarët e klubit nga “Olimpico” janë impresionuar jashtëzakonisht nga puna e 40-vjeçari gjatë gjashtë javëve të fundit, si nga aftësia e tij për të marrë rezultate, ashtu edhe nga marrëdhënia e tij e fortë me skuadrën.

Roma thuhet se po planifikon t’i ofrojë De Rossit një kontratë të re dy-vjeçare me një rritje të konsiderueshme të pagës, por për momentin nuk janë bërë ende lëvizje konkrete.

Megjithatë, lëvizje besohet se do të ketë javëve në vazhdim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.