Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Roma siguron Azmounin

Gazeta10
24 August 2023 - 16:22

Mesfushori ofensiv, Sardar Azmoun, do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Romës. “Calciomercato” ka njoftuar të enjten se Roma tashmë ka siguruar shërbimet e 28-vjeçarit, pasi ka arritur marrëveshje edhe me Bayer Leverkusenin për transferimin e tij.

Marrëveshja mes palëve tashmë është finalizuar dhe Azmoun do të prezantohet te Roma ditëve në vijim.

Ai do të firmosë kontratë katërvjeçare me ekipin italian, i cili për kartonin e tij do të paguajë 15 milionë euro.

Reprezentuesi i Iranit po shihet si përforcim i duhur te Roma për sulmin, ndërsa pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho që e ka kërkuar me ngulm. Ai në janar të vitit të shkuar iu bashkua Leverkusenit pasi gjatë tërë karrierës si profesionist ka luajtur në Rusi, te Zeniti, Rubin Kazani e Rostovi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.