Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ronaldo dhe Georgina blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali

Gazeta10
26 October 2022 - 20:27

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali, transmeton Gazeta10.

Superylli i futbollit nuk është në momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike, sepse nuk është i kënaqur me minutazhin dhe është në konflikt me trajnerin e Manchester Unitedit, Erik ten Hag, mirëpo ai vazhdon të bëjë një jetë shumë luksoze.

37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në vendin e tij, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij.

Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë euro, shkruan Marca.

Sipërfaqja e vilës është 2.720 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate. Në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë fantastike me një sipërfaqe prej 544 metrash katrorë.

Punimet do të përfundojnë në verën e vitit 2023./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.