Brazili po kërkon një trajner me karizmë, përvojë dhe një kurrikul cilësore. Dështimi në Kupën e Botës solli largimin e Tites dhe vendin e tij nuk e ka zënë edhe më tutje askush.
Të drejtosh një ekip kombëtar nuk është diçka e lehtë, e sidomos kur bëhet fjalë për një kombëtare si ajo e Brazilit, andaj njëri nga emrat më të pëlqyer nga ana e tyre është Joseo Mourinho.
Karriera e portugezit flet për të. Dikush si ai mund të drejtojë çdo ekip kombëtar. Ditët e fundit, Carlos Alberto (ish-mesfushori brazilian) kishte folur për një ulje të mundshme të trajnerit aktual të Romës në stolin e Seleçãos.
Megjithatë, Mourinho nuk është hapur aspak rreth kësaj mundësie. Ideja e tij është të vazhdojë të udhëheqë Romën. Mourinho, në fakt, pavarësisht kontakteve dhe thirrjeve të shumta, mes tyre edhe nga Ronaldo, “Fenomeni” dëshiron të vazhdojë të drejtojë klubin romak.