Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ronaldo pritet  të nënshkrujë kontratë shtatëvjeçare me Al Nassr

Gazeta10
22 December 2022 - 16:27

Transferimi i Cristiano Ronaldos të ekipi arab, Al Nassr, po bëhet gjithnjë më i mundshëm.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se Ronaldo në ditët në vazhdim pritet të udhëtojë drejt Riyadhit, për të nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me skuadrën nga Lindja e Mesme.

Në këtë kontratë, ylli portugez dy vjet e gjysmë do t’i kalojë si futbollist dhe në pjesën tjetër të kontratës do të bëhet ambasador i kandidimit të Arabisë Saudite për të organizuar Botërorin në vitin 2030 së bashku me Egjiptin dhe Greqinë.

Gjatë periudhës së tij si futbollist i Al Nassr, Ronaldo do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon.

37-vjeçari është aktualisht pa ekip, pasi javë më parë shkëputi kontratën me Manchester United me marrëveshje të dyanshme.

Shkak për largimin e Ronaldos kishte qenë një intervistë që ai e kishte dhënë, ku kishte folur për keqtrajtimin që po i bëhet nga  klubi anglez.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë së fundmi u eleminua në çerekfinale të Kampionatit Botëror nga kombëtarja e Marokut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.