
Në emisionin “Gazeta”, avokati Visar Rrecaj ka komentuar rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë, duke theksuar se sistemi ligjor ka kufizimet e veta në ndëshkimin e krimeve të rënda.
Sipas tij, në bazë të ligjeve në fuqi në Kosovë, gjykatat nuk mund të shqiptojnë më shumë se burgim të përjetshëm ose dënim prej 25 vitesh.
“Gjykatësi në Republikën e Kosovës më shumë se dënim të përjetshëm nuk mund të japë, aq ka paraparë ligji, ose dënim 25 vjet. Kështu që edhe ky rast nuk i dha mend kësaj popullate që të largohet prej këtyre veprave penale,” u shpreh Rrecaj.
Ai shtoi se problemi nuk qëndron më në aspektin ligjor apo gjyqësor, por në dimensionin psikosocial të shoqërisë.
“Problemi nuk është më ligjor apo gjyqësor, është psikosocial, të cilin duhet ta marrë në dorë Akademia e Shkencave me një ekspertizë të veçantë,” theksoi ai.