
Në 24 vjetorin e Betejës së Pashtrikut ku ranë dëshmorë 41 ushtarë të UÇK-së janë dëgjuar shumë histori e tragjedi njerëzore.
Pos të vrarëve dhe një pjese që kanë mundur ta thyejnë rrethimin e serbëve, kishte edhe ushtarë të zënë rob nga ushtria serbe. Në mesin e tyre është edhe 16 vjeçarja Merita Ramadani nga Drenica.
Ajo pati fatin të lirohet më vonë me shokët e tjerë të UÇK-së pas një shkëmbimi që u bë më ushtarë serb të zënë rob nga UÇK-ja. Misioni i OSBE-së kishte ndërmjetësuar në atë kohë.

Në një intervistë disa ditë pas lirimit, Merita flet për AP se si ajo nuk kishte pritur lirimin dhe kjo do të thoshte një lindje e dytë.
“Ata dihet më kanë burgosë, kanë malltretue, kanë masakrue edhe fëmijë. MIrëpo me ndihmën e shokëve …muj me thënë për mua kjo është lindje e dytë. Lindje e jetës sime. U kon dicka e papritur kështu…lirimin e djshit nuk e kam përjetu sa isha në burg..nuk kam besu që kanë me na liru aq shpejt. Na kanë malltretu në mënyrën më të poshtër, në mënyrën më naïve ashtu sic i përdorin ata sic e kanë zakon ata me i përdorë në gra, në fëmijë e në femra shqitpare” ka thënë ajo.