Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rrëfimi prekës i Çiljetës: Kam humbur një fëmijë në javën e shtatë të shtatzënisë, do ishte katër vjeç tani

Gazeta10
11 April 2024 - 14:18

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka bërë një rrëfim prekës së fundmi në Ferma VIP Albania.

Artistja ka zbuluar se ka humbur një fëmijë në javën e shtatë të shtatzënisë.

“Isha shtatzënë para katër vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte katër vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo.

Megjithatë, ajo tregoi se do të tentojë sërish që të sjellë në jetë një fëmijë, si fryt i dashurisë së saj me Albanin.

Bukuroshja po shijon prej disa vitesh lidhjen me portierin e Partizanit, Alban Hoxha.

Pavarësisht kësaj, çifti akoma nuk ka bashkë një fëmijë.

Çiljeta nga ana tjetër është nënë e një fëmije me partnerin e saj të mëparshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.