Mbrojtja e privatësisë në rrjetin social Tiktok ngjalli debate mes Kushtrim Hasanit dhe Arbian Arifit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, raporton Gazeta10.
Teksa Hasani në emisionin “Paprotokoll” fliste për rrezikshmërinë nga Tiktoku në veçanti për adoloshentët në vend, interesohej të dinte edhe për atë se me çfarë do merrej kjo Agjenci.
“Tiktoku është me vite përpara, kështu atë që ata persona e kanë bë le të shkojnë për uflla, është mendimi im. Por prej sot, ju keni filluar t’i merrni këto informacione”, deklaroi ai drejtuar Arifit.
“Ne i kemi filluar vitin e kaluar kontaktet me Tiktokun, sepse ai gjindet jashtë rep. së Kosovës dhe juridiksioni jonë nuk mund të shtrihet jashtë republikës”, bëri të ditur Arifi.
E kjo për Hasanin, siç dukej ishte nismë e vonë.
“Por çdo shtet është obligativ për rrezikshmërinë e ne duhet t’i kemi së pari parasysh adoloshentët tanë. Veprim i vonshëm por thojnë më mirë vonë se kurrë”, replikoi Hasani duke i kërkuar udhëzimet se ku duhet drejtuar në raste të tilla.
“Agjencia mirret me çështje kundërvajtëse ndërsa me çështje penale merret Policia e Prokuroria”, shtoi tutje Arifi teksa bëri të ditura rastet me të cilat mirret kjo Agjenci.
“ Pronarët e Tiktokut as që e dinë se ekzistoj”,tha Hasani teksa psikologia në studio deklaroi se janë pikërisht ata që mund t’i përdorin të dhënat e përdoruesëve.
“Je tu fol diçka o zemrush, diçka që për mua është ëndërr, nuk po folim për nusën por për babgjyshin e nuses, ne nuse kemi marr”, deklaroi Hasani kundër Arifit lidhur me deklaratat e këtij të fundit për veprimtarinë ndaj aplikacionit në fjalë.