
Hidrologu Bashkim Kastrati, në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka komentuar paralajmërimet që Instituti Hidrometeorologjik ka bërë më herët sa i përket rrezikut të vërshimeve.
Sipas tij deri tani nuk ka rrezik për vërshimet pasi rreshjet e shiut janë ndërprerë, raporton Gazeta10.
“Deri më tani lumënjët që ne i monitorojmë janë në kuadrot e tyre normale, pas një vere kogja të thatë këto rreshje nuk kanë pasur ndikim në ngritjen e menjëhershme të këtyre lumenjëve, dhe në pasditën e ditës së sotme rreshjet janë ndërprerë dhe është stabilizuar gjendja”, tha ai në Kanal10.