Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rriten çmimet e derivateve: Nafta arrin 1.86€, benzina 1.47€ për litër

Gazeta10
06 April 2026 - 10:03

Çmimet e derivateve të naftës në mëngjesin e së hënës kanë shënuar tjetër rritje në Kosovë.

Ky çmim po ndikon drejtpërdrejtë edhe në buxhetin e qytetarëve.

Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës ka arritur në 1. 86 centë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 1.47 centë për litër, raporton Ekonomia Online.

Kjo rritje vjen në një periudhë me paqëndrueshmëri të tregjeve ndërkombëtare të energjisë dhe shtim të kostove të importit.

Ndërsa të shtunën, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila vendosi çmimin tavan që nafta mos të shitet më shumë se 1.91 centë dhe benzina jo më shumë se 1.44 centë për litër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.