Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

Gazeta10
07 October 2022 - 19:17

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet në Shqipëri.

Nga kjo e premte, çmimi i naftës do të jetë 245 lekë për litër, ose 22 lekë më shumë se çmimi aktual prej 223 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do të shitet 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit.

Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.

Çmimet e caktuara do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.