Gazeta10

Rritja e pagave 6.8 euro dhe ndryshimi i shkallës së tatimeve

Këtë javë hyri në fuqi Ligji për rritjen e Pagës Minale me 6.8 euro më shumë dhe shkallët tatimore në të ardhurat vjetore për të hyrat personale raporton gazeta10.

Mustaf Kadriu, njohës i çështjeve ekononike i ftuar në emisionin Raport të Kanal10 dha më shumë detaje lidhur me efektin që do sjell ky vendim.

“Duhet ta kemi të qartë që institucionet Qeveri e ATK po e llogarisin që po i lehtësohet pak a shumë jeta dhe në njëfar mënyre po i kursehet paga të punësuarit në Kosovë. Duhet ta kemi të qartë që ky 6.8 është dallimi mes të përshkallëzimit që ka qenë deri në 80euro që nuk është paguar tatim ndërsa tash është arritur deri në 250 euro, pra këtu është fitimi i të gjitha kateogorive”, tha Kadriu,

Sipas tij, rol në këtë çështja ka edhe paga minimale në sektorin privat.

“Duhet ta kemi të qartë që me rritjen e inflamacioneve dhe çmimeve të kostove të produkteve të konsumit vlerësoj dhe duhet që secili qytetar në fakt e ndjen se nuk blen më shumë dhe aq më shumë qeveria e ka nuhat edhe një fakt tjetër që në sektorin privat nuk ka më pagë 250 euro, pra në fakt qeveria asgjë nuk po humb sepse pagat janë rrit në sektorin privat andaj secila pagë do të tatohet mbi 250 euro”, tha tutje ai.

Ndërkaq, tek pjesa e përshkallëzimit, Kadriu përmendi edhe ndryshimin e vetëm.

I gjithë mesazhi i këtij vendimi është që qeveria është shumë normale të jetë subjektiv dhe pak a shumë nuhatja e zgjedhjeve dhe nëse po përfiton i punësuari në Kosovë përfiton 6.80euro në muaj ndërsa 80 e diçka euro në vit.

“Tek puna e përshkallëzimit i vetmi ndryshim është rritja tek paga minimale, më herët ka qenë deri në 80euro paga nuk është tatu ndërsa tani ky vendim i qeverisë prej 80 euro tashmë ka arritur në 250euro, pra kjo qeveri po tenton që pagën minimale mos ta tatoj, diçka që është e mirëseardhur”, tha mes tjerash Kadriu. /Gazeta10

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj
IMG_8586
Tre të vdekur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë