Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rruga “Stokholmi” në gjendje të rëndë

Gazeta10
22 August 2022 - 20:04

Raporti: Saranda Alshiqi

Banorët e lagjes “Mati 1” ankohen për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës. Sipas tyre, dëmtimi i kubëzave po vështirëson vazhdimisht qarkullimin. Përfaqësues të lagjes thonë se komuna është njoftuar me problemin, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë. Për këtë, nga Drejtoria e Investimeve Kapitale në Prishtinë, thonë se të gjitha rrugicat në atë zonë janë planifikuar të rregullohen vitin e ardhshëm, shkruan Kanal10.

Kubëzat e dëmtuara në rrugën “Stokholmi” në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, banorëve po u sjellin vështirësi në qarkullim.

Edhe pse dy herë u riparuan nga vetë banorët, ata thonë se komuna vazhdon të mos marrë asnjë veprim, ani pse janë të njoftuar për problemin.

Sipas tyre, rruga bëhet edhe më e vështirë gjatë reshjeve atmosferike për shkak të gropave.

Kjo rrugë, problematike është edhe për vozitësit e automjeteve.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka thënë se të gjitha rrugicat në atë zonë, janë planifikuar të rregullohen gjatë vitit 2023.

Rruga “Stokholmi”, ka frekuentim të vazhdueshëm, pasi në atë zonë jetojnë mbi 3 mijë banorë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.