
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se në Obiliq rrugët vazhdojnë të jenë të mbushura me ujë pas reshjeve të djeshme.
Banorët janë duke kërkuar një zgjidhje nga komuna që rrugët të jenë hapura për të lëvizur, raporton Gazeta10.
Për shumë vetura rruga “Mbretresha Teutë” është e pa kalueshme sipas banorëve.
Rikujtojmë se gjendja ka qenë alarmante në disa komuna të Kosovës e një ndër këto komuna ka qenë edhe Obliqi./Gazeta10