Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrustemi: Fillimisht zgjedhja e presidentit, pastaj shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Gazeta10
29 September 2026 - 20:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, duke folur në emisionin “Politiko” për çështjen e zgjedhjes së presidentit, afati për të cilin përfundon më 6 tetor, si dhe për projektligjin  për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. , ka thënë se bëhet fjalë për dy çështje të ndara, por që lidhen pashmangshëm për shkak të afateve.

“Vërtet janë dy çështje të ndara, por në kuptim të afateve janë të lidhura pashmangshëm. Nga nesër i kemi pesë ditë në dispozicion për ta zgjedhur presidentin dhe për ta miratuar ligjin”, ka deklaruar Rrustemi.

Sipas tij, PDK-ja po e paraqet çështjen në atë mënyrë sikur duhet nxituar me miratimin e projektligjit për shkak të mundësisë së shkuarjes në zgjedhje.

Rrustemi ka thënë se, sipas tij, qasja duhet të jetë e kundërt: fillimisht të zgjidhet presidenti, ndërsa më pas të shqyrtohet nisma ligjore dhe të përgatiten hapat për atë se çfarë mund të ndodhë pas miratimit të ligjit.

“Unë besoj se duhet të kthehet në të kundërtën: ta zgjedhim presidentin dhe ta shqyrtojmë pastaj nismën ligjore dhe të përgatitemi edhe për atë se çka mund të ndodhë pas miratimit të ligjit”, është shprehur Rrustemi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.