Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rudiger rikthehet në stërvitje, mund të luaj ndaj Manchester Cityt

Gazeta10
17 Shkurt 2025 - 15:27

Lajm i mirë për Real Madridin para ndeshjes kundër Manchester Cityt.


Antonio Rudiger, është parë duke u stërvitur me skuadrën në Valdebebas, duke rritur mundësinë që të aktivizohet në ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Rudiger, kishte pësuar një lëndim në muskuj në fillim të këtij muaji, ku kishte humbur derbin ndaj Atleticos dhe ndeshjen e parë në Etihad.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu”, në orën 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.