Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rusinovci për grurin: Edhe sivjet pamjaftueshmëri e prodhimit vendor

Gazeta10
07 Korrik 2024 - 18:37

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në shumicën e vendeve në Kosovë. Ani pse ende nuk kanë marrë subvencionet nga Qeveria, bujqit po e quajnë një vit të suksesshëm, ndërsa ekspertët thonë se edhe këtë vit nuk do të ketë prodhim të mjaftueshëm të grurit.

Profesori i bujqësisë pranë Fakultetit të Bujqësisë të UP-së, Imer Rusinovci, vlerësoi se edhe sivjet do të ketë pamjaftueshmëri të prodhimit vendor.

“Këtë vit karakterizohemi me prodhimtari shumë më të lartë për njësi sipërfaqësore që dukshëm është më e lartë në vitet paraprake…Jemi karakterizu edhe vite më parë dhe mendoj që edhe sivjet me pamjaftueshmëri të prodhimit vendor dhe varësinë nga importi e kemi pas marramendëse…”, tha Rusinovci për KP

Ai ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që krahas subvencionimit të grurit ta kenë prioritet edhe naftën për autokombajna, pasi puna në bujqësi kërkon shpenzime të mëdha të derivateve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.