Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

“Ryshfeti” për patentë shoferë, mes shkaqeve të aksidenteve (VIDEO)

Gazeta10
04 March 2023 - 21:01

Ekspertët bëjnë thirrje për inspektime, thonë se “shteti ka njohuri për këtë, por nuk merret”, raporton Gazeta10.

Një nga shkaktarët e aksidenteve tragjike në komunikacion po konsiderohen marrja e patent shoferëve me ryshfet e mos-përgatitja e duhur e ngasësve të rinj të veturave. Ekspertët kanë ngritur alarmin për këtë dukuri teksa auto-shkollat mohojnë një gjë të tillë. Rastet e arrestimeve të mëhershme ato i shohin si hakmarrje politike. 

Raporti: Saranda Aliu

Kamera: A.Morina& F.Slivova

Të rinj që mbajnë orë praktike për patentë shoferë, shihen shpesh në rrugë.

E ka prej tyre, që pajisjen me këtë dokument përmes ryshfetit.

Së fundmi, Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona, nën dyshimin se morën ryshfet për patentë shofer, të cilëve iu caktua nga 1 muaj paraburgim.

Por, pretendimet se procedurat për marrjen e patentës po bëhen në këtë mënyrë i ka mohuar kryetari i Shoqatës së Autoshkollave, Xhemshit Cakolli.

Sipas tij, po të ishin të vërteta këto raste, deri  më tani këta persona do të ndëshkoheshin.

E sipas ekspertit të  komunikacionit, Nol Dedaj, shumë aksidente rrugore po ndodhin për shkak të marrjes së patentës jashtë rregullave të duhura dhe pa meritë.

Ai i ka numëruar disa mënyra për parandalimin e këtij fenomeni.

Vdekja e 12 personave në dy muajt e parë të këtij viti nga aksidentet ka nxitur reagime të shumta për më shumë fushata vetëdijsësimi dhe forcim të masave ndëshkuesve nga ana e shtetit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.