
Vendimet e fundit të Qeverisë Kurti kanë ngjallur debat mes panelistëve të emisionit “Politiko”, në Kanal10.
Deputetja e LDK-së, Shqipe Pantina është përballur me Fatime Hajdarin, komentare politike, raporton Gazeta10.
Kjo për shkak të gjendjes aktuale ekonomike në vend, duke u krahasuar çmimet e produkteve tani dhe vite më parë.
“Të dhënat e statistikave për disa produkteve bazë. Në vitin 2021, prill orizi ka kushtu 1.40cent, domethënë është ngrit”, deklaroi Pantina.
“Nëse i hyjmë tani një për një, sigurisht se ka ngritje. Por shumë më mirë se në rajon, nuk është ashtu si thatë ju”, reagoi Hajdari.
“Merr shënime Fatime, ta kqyrim sa po del iflacioni, sa e ke ble bukën para tri katër viteve, e sa e blen sot”, shtoi mes tjerash Pantina duke i’u referuar statistikave të ASK-së. /Gazeta10/