
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po qëndron për një vizitë zytare në Shqipëri.
Ai gjatë kësaj vizite ka takuar krerët e lartë të shtetit shqiptar.
Ekipi i Kanal 10 gjendet në kryeqytetin shqiptar ku do të sjell nga atje detajet nga vizita e Blinken.
Gazetari Kushtrim Sadiku në një paraqitje të drejtpërdrejtë për emionin ‘Raport Special’ në Kanal10 ka thënë se çështja e Kosovës është diskutuar në takimin e Blinken më presidentin e Shqiprisë Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
“Lajmi i fundit është se Blinken ka folur për çështjen e Kosovës në takimin me liderët e shtetit shqiptar”, ka thënë Sadiku./Gazeta10/