Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sadiku nga Brukseli: Liberalizimi i vizave, çështje e kryer – nuk do të ndikohet nga dialogu

Gazeta10
21 November 2023 - 21:13

Në emisionin “Politiko”, në Kanal10, në një lidhje direkte nga Brukseli, gazetari Kushtrim Sadiku ka thënë se Bashkimi Evropian është i alarmuar për situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë prandaj është duke u angazhuar në gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut.

“BE-ja është koshient për një situatë ku alarmi është i ngritur andaj insistimi i tyre është që të gjendet një zgjidhje përmes dialogut”, tha Sadiku.

Sipas tij kjo vështirë të thuhet për shkak që siç duket nuk ka një gatishmëri nga të dyja shtetet, Serbia shkon në zgjedhje, Kosova ka pikëpyetje ta hapura dhe kjo bazuar në deklaratat e kryeministrit dhe zyrtarëve tjerë qeveritar. “Një dritë në fund të tunelit duket larg”, tha Sadiku.

Sadiku tha që procesi i dialogut nuk do ta afektojë çështjen e liberalizimit të vizave.

” Kjo me është thënë sot nga takimet që kam pasur me zyrtarët e BE-së, që qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm nga 1 janari 2024″, tha Sadiku. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.