Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Samiti i Berlinit: Pritet të diskutohet edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Gazeta10
16 October 2023 - 9:25

Në Tiranë, sot mbahet samiti i Procesit të Berlinit ku përveç prezantimit të një pakoje të re të investimeve nga Bashkimi Evropian, pritet të diskutohet edhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.

“Plani i ri i rritjes” është një paketë e gjerë investimesh e Bashkimit Evropian, që pritet të shpaloset gjatë punimeve të samitit në Tiranë të Shqipërisë.

“Ky plan ka potencial nëse vihet në zbatim siç duhet, ka mundësinë të dyfishojë madhësinë e ekonomisë tuaj brenda këtij 10-vjeçari. Parimi është që në disa fusha të caktuara ju do të keni qasje në tregun e përbashkët të BE-së, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht kjo do të shoqërohet me investime financiare por natyrisht reformat do të jenë të domosdoshme”, deklaroi më 15 tetor presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së. Përveç zyrtarëve të bllokut evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, në samit marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.