
Në Pragë po mbahet samiti ku do të shqyrtohet ideja e presidentit francez, Emmanuel Macron, për Komunitetin e ri Politik Europian, raporton Gazeta10.
Pjesë e këtij samiti është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Po ashtu duke përfaqësuar Shqipërinë është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Që të dy kanë mbajtur nga një fjalë rasti para fillimit ku kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me këtë samit. / Gazeta10
