
Shitja e smartfonit kryesor Galaxy S23 të Samsungit kanë tejkaluar S22 të vitit të kaluar dhe se kjo ka bërë që për të njejtën përiudhë ka tejkaluar atë të S22.
Samsung lansoi Galaxy këtë muaj. Seria përmban tre modele: standardin S23, një S23+ pak më të shtrenjtë dhe S23 Ultra më të mirë. S23 Ultra fillon nga 1,200 dollarë, raporton Gazeta10.
Patrick Chomet, nënkryetar ekzekutiv në Samsung Electronics, tha për CNBC në një intervistë se në krahasim me vitin e kaluar, shitjet e S23 janë shumë më të mira deri më tani sesa S22. S23 doli në shitje më 17 shkurt.
Chomet shtoi se Samsung është angazhuar për “rritje dyshifrore” në segmentin premium të telefonave inteligjentë në vitin 2023, i cili përfshin serinë Galaxy S23, por edhe telefonat e tij të fundit të palosshëm, të cilët u lansuan vitin e kaluar. Shitjet fillestare të S23 do të jenë një lajm i mirëpritur për Samsung, i cili pati një vit të vështirë në tregun e smartfonëve në vitin 2022. Dërgesat e përgjithshme të smartfonëve vitin e kaluar shënuan vitin e tyre më të keq që nga viti 2013, sipas firmës kërkimore IDC./Gazeta10