Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sanksionet s’i duhen Kosovës /Bajraktari: Burrështetasit duhet të veprojnë në bashkëpunim me aleatët

Gazeta10
08 August 2024 - 18:06

Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit nga ana e Qeverisë së Kosovës kanë nxitur reagimin e faktorit ndërkombëtarë në vend. Shtetet e QUINT-it janë shprehur kundër hapjes së urës pa koordinim dhe në mënyrë të njëanshme.

Kundër hapjes së Urës së Ibrit janë shprehur edhe banorët serbë në pjesën veriore të Kosovës.

këto kundërshtime nuk e kanë luhatur qëndrimin e Qeverisë për hapjen e urës.

Madje gjatë ditës së sotme është bërë edhe testimi i qëndrueshmërisë së kësaj ure me kamionë të peshave të rënda, raporton Gazeta10.

Avokati Ardian Bajraktari në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 e ka quajtur lajm të mirë hapjen e Urës së Ibrit.

Mirëpo ai thotë se hapja e kësaj ure është problem politik, gjë që sipas tij ka nxitur edhe reagimin e faktorit ndërkombëtarë.

“Kurdo që insiticionet tona kanë marrë vendime sidomos në pjesën veriore të pakoordinuara me aleatët duke mos i dëgjuar këshillat dhe rekomandimet e tyre impakti ka qenë me kundërefekt për faktin se pastaj institucionet tona janë bërë përgjegjëse për çfarëdo eskalim të situatës”, ka thënë Bajraktari.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.