Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sarrazin për Kanal10: Kosova e Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën 

Gazeta10
02 November 2022 - 18:29

I dërguari Special i Qeverisë Federale Gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë ekskluzive për Kanal10, ka thënë se parakusht i Kosovës për të hyrë në NATO e BE, është t’i zgjidhë problemet me Serbinë. 

Sarrazin më tej ka deklaruar se Kancelari gjerman Olaf Scholz ka qenë shumë i qartë në Beogrard se Kosova e Serbia duhet ta njohin njëra tjetrën, raporton Gazeta10.

“Qëllimi i dialogut është marrëveshja e plotë dhe kancelari Scholz ishte shumë i qartë kur ishte në Beograd kur tha se para se të hyjnë në BE, të dyja palët duhet ta njohin njëra-tjetrën. Kjo është mjaft logjike. Dhe ai ishte mjaft i qartë për këtë…Besoj në Republikën e Kosovës, dua që të jetë anëtare e BE-së dhe do të doja të ishte anëtare e NATO-s, por parakusht për këtë duhet të jetë zgjidhja e problemeve.”, ka deklaruar ai ndër të tjera./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.