Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Savio drejt kalimit te Manchester City

Gazeta10
14 February 2024 - 13:26

Manchester City duket se ka filluar punën për afatin kalimtar të verës.

“Qytetarët” janë në negociata të avancuara me senzacionin e Gironës, futbollistin brazilian Savio.

Anësori po shkëlqen këtë edicion me Gironën në La Liga dhe është njëri nga lojtarët më meritorë që klubi katalan gjendet në pjesën e epërme të tabelës.

Savio erdhi te Girona në formë huazimi në Troyes deri në fund të sezonit.

City tani ka filluar bisedimet me klubin francez dhe pritet të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

19-vjeçari këtë edicion me Gironën ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 28 paraqitje në të gjitha garat.

Futbollisti brazilian pëlqehet shumë edhe nga trajneri Pep Guardiola, i cili e do atë me çdo kushte në ekipin e tij.

Savio ishte i huazuar edhe për një sezon te PSV Eindhoven ku me skuadrën holandeze fitoi Kupën dhe Superkupën e Holandës.

Për Savion ka interesim edhe nga disa klube të tjera të Premierligës dhe Bundesligës, por me shumë gjasë ai do të veshë fanellën e kampionëve në Evropës në edicionin e ardhshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.