
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se thënë se kanë pregatitur dhe kanë dorëzuar kallzim penal ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta10.
Gjatë vizitës së këshillit grevist të BSPK-së në shkollën “28 Nëntori”, ai tha se greva do të përfundojë dikur, por jo pa gjetur një zgjidhje.
“Greva do të përfundojë kur thoni ju, kur qeveria t’i zgjidh kërkesat tona, greva s’do të përfundojë tinëz. Edhe grevat do të përfundojnë dikur, por dikush do të turpërohet. E ai që do të turpërohet më së shumti është ministri Hekuran Murati dhe ministrja Arbërie Nagavci, sepse ajo do të duhej të ishte zëri ynë. Nëse dorëzohemi tani, këta s’kanë me ditë me u ndal, do të bëjnë edhe veprime të tjera, por nëse tani qëndrojmë siç dimë ne do të jemi fitues”, ka thënë ai.
Jasharaj tutje njoftoi se e kanë përgatitur dhe dorëzuar në prokurori kallëzimin penal ndaj ministrit Muratit, për deklaratat se grevistët s’do të marrin paga.
“E ai kur të thirrin le t’i vendos letrat në tavolinë, se paska drejt ai thua se janë paratë e tij. Nuk e ka sjell ai këtë buxhet prej shtëpisë së vet. Buxheti është edhe i popullit dhe ndaja njerëzve që i shërbejnë popullit”, ka thënë Jasharaj. / Gazeta10