
Trajneri që udhëheqi Argjentinën drejt trofeut të Kupës së Botës, Lionel Scaloni raportohet se ka nënshkruar kontratën e re me këtë kombëtare.
Sipas mediave argjentinase, Lionel Scaloni do të jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës deri në vitin 2026, përcjell Gazeta10.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodh në mars.
Kujtojmë që Scaloni fitoi Kupën e Amerikës dhe trofeun “Finalisima” kundër Italisë.