Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sektori privat i jep afat qeverisë një javë, pastaj merret vendimi për protesta

Gazeta10
04 November 2022 - 11:28

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Juzuf Azemi, ka thënë se ky sektor i jep afat Qeverisë së Kosovës një javë dhe se pas një jave do të merret vendimi për protesta, raporton Gazeta10.

Azemi ka thënë se është mirë që Qeveria e Kosovës ta shqyrtojë kërkesën e tyre dhe të relflektojë mirë.

“Njoftoi opinionin dhe punëtorët e sektorit privat të Kosovës se protesta për të cilën është dashur që sot të merret vendim, që të fillohet javën tjetër, vendimi do të merret javën tjetër … Ne edhe një javë po i japim mundësi, po i japim afat Qeverisë së Kosovës që kërkesën tonë ta shqyrtojë mirë, të reflektojë mirë”, ka theksuar Azemi.

Më tej, ai ka thënë se mbi 80% e shoqatave po përkrahin protestat dhe ka ritheksuar kërkesën e tyre.

 “Mbi 80 për qind të shoqatave janë pro protestave, por nuk po duam që as 20 për qindëshi të mbetet jashtë, na kanë kërkuar që të presim një javë, mendojmë që është më e arsyeshme që kur të hyjmë, të hyjmë të gjithë së bashku”, ka deklaruar më tej  Azemi. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.