Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Podujevës

Gazeta10
24 Shtator 2024 - 10:28

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë zjarri dhe municion në Llapashticë të poshtme të Podujevës.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se një person tashmë i dyshuar, kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar në qëndrën e mbajtjes për 24 orë, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri armë zjarri dhe minicion, në fshatin Llapashticë e Poshtme. Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacionii dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri. Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar: E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.