
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka reaguar në lidhje me largimin e flamurit të Kosovës në kongresin e UEFA-s të mbajtur në Beograd.
Në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Çeku ka thënë se largimi i flamurit të Republikës së Kosovës në Kongresin e UEFA-së në Beograd është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Tutje ai shtoi se pret sqarime nga UEFA në lidhje me rastin, pasi ky është sulm ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që kongese të tilla të mos organizohen më në Beograd. /Gazeta10