Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbia vendos forcat e sigurisë në kufirin me Kosovën në “gatishmëri të plotë luftarake”

Gazeta10
27 December 2022 - 8:28

Media britanike, Sky News ka raportuar se forcat serbe të sigurisë në kufirin me Kosovën janë vendosur në gjendje të “gatishmërisë së plotë luftarake”.

Sipas tyre, urdhëri u dha nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gasiq, i cili tha se po vepronte sipas udhëzimeve të presidentit, Aleksandar Vuçiq në mënyrë që “të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në Kosovë”.

“Kosova nuk i është përgjigjur kësaj lëvizje”, thuhet në raportimin e Sky News, transmeton Gazeta10.

Kjo media gjithashtu ka rikujtuar edhe dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Muajin e kaluar, kryetarët e komunave, gjyqtarët dhe oficerët e policisë serbë në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj një vendimi të qeverisë për targat”, thuhet tutje në raportim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.