Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

SERIE A: JUVENTUS KAMPION NË MERKATO, MILAN E INTER TË HESHTUR

Gazeta10
02 September 2022 - 0:02

Afati kalimtar veror në elitën e futbollit Italian, solli disa transferime mjaft interesante.

Kampioni në fuqi i Serie A, Milani, gjatë kësaj merkatoje ka bërë disa transferime mjaft interesante.

Te Milani këtë afat kalimtar janë transferuar futbollistët si Charles De Ketelaere, Malick Thiaë,Divock Origi dhe së fundmi në formë huazimi te skuadra ‘Rossonere’ erdhi talenti Aster Vranckx.

Përpos këtyre transferimi, Milani mbajti boshti e skaudrës që e kishte stinorin e kaluar kur u shpallën kampion në Serie A, për herë të parë që nga viti 2011.

Në anën tjetër, rivali lokal i Milanit, Interi, e ka rifreskuar skuadrën me disa transferime të reja për sezonin e ri. Transferimi që bëri më së shumti bujë te Interi, ishte rikthimi i Romelu Lukakut ne ekip, në fomë huazimi. Përpos Lukakus, ‘Nerazzurët’ në këtë afat kalimtar kanë siguruar shërbimet edhe të disa lojtarëve të tjerë si Kristjan Asllani, Raoul Bellanova, Henrikh Mkhitaryan dhe Andre Onana.

Juventusi në këtë afat kalimtar veror poashtu ka qenë mjaft aktiv, ku ka transferuar disa futbollistë si Angel Di Maria, Bremer, Paul Pogba, Arkadiuz Milik, Leandro Paredes, Filip Kostic dhe Andrea Cambiaso.

Ndër ekipet më befasuese të kësaj merkatoje ishte Roma e cila bëri disa transferime mjaft interesante. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, në afatin kalimtar veror ka transferuar futbollistët si Paulo Dybala, Andrea Belotti, Zeki Çelik, Mady Camara, Nemanja Matic, Mile Svilar, Georgino Wijnaldum. Me këtë afat kalimtar, padyshim se na prêt një sezon mjaft interesante në elitën e futbollit italian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.