Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sërish aksident ajror në SHBA, rrëzohet mbi makinat në rrugë aeroplani në Pensilvani

Gazeta10
10 March 2025 - 13:04

Një aeroplan është rrëzuar në Pensilvani, duke shënuar kështu një tjetër aksident ajror në SHBA.

Në bord ndodheshin pesë persona, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Aeroplani shpërtheu në flakë në një parking pranë një aeroporti të vogël në periferi të Pensilvanisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në jug të aeroportit Lancaster në Manheim Township.

Gjendja e të plagosurve nuk dihet ende.

Një zjarrfikës nga aeroporti mbërriti brenda pak minutash për të ndërhyrë në vendin e e ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.