
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, i cili po dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademajt, shkruan Insajderi.
Murselit tha se takimi ka ndodhur ditën e premte. Babai i Naimit tha se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.
“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka pagu 30 mijë euro, as nuk ka ble armë e as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli në Kojshia Show.
Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.
Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë teksa ndodhej në makinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.
Pas hetimeve, policia ka arrestuar katër të dyshuar deri më tani, ndër ta bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murselin, i cili dyshohet se e porositi vrasjen e Liridonës.
Ndërsa, ekzekutuesi dyshohet se është vrasësi Granit Plava. I përfshirë në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.
Të tre janë në paraburgim prej 30 ditësh. Liridona Ademaj është rivarrosur në Rracaj të Gjakovës me kërkesë të prindërve.