
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se nuk ekziston as ndonjë arsye e kuptuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Shahini i ftuar në “PA Protokoll”, mes tjerash përmendi edhe faktin se gjatë muajëve të fundit posa u ngrit paga minimale në vend, erdhi edhe kërkesa e ZRRE-së.
“Arsyetimet janë jo të mbuluara me argumente. Ne si qytetarë nuk mund ti a mbulojmë një operatori humbjen eventuale ose kur paga minimale në Kosovë është rrit në 350 euro, pas disa ditëve menjëherë ka shku kërkesa nga ZRRE-ja që të rritet energjia elektrike sepse tashmë puntorëve atje duhet rritur pagat”, tha ai.