
Ngjarjet politike në vend po vazhdojnë të sjellin mendime të shumta në opinion rreth asaj se a është bërë progres gjatë udhëheqjes së partive të ndryshme në qeveri.
Sipas komentatorit politik, Krenar Shalës korrupsioni prej fillimit të shtetndëetimit e deri më tani ka qenë prezënt.
“Gjithmonë, prej që e kemi shpall pavarësinë, kqyri raportet e USAID-it e kanë bë edhe organizata të shoqërisë civile në Evropë, lypni”, deklaroi Shala.
E lidhur me këtë çështje, gazetari Shkëlzen Dakaj përmeni edhe tenderat njëburimor.
“Tenderat me procedura një burimore, A e din tre muaj pasi u bë ministër i transportit, sa tendera janë dhënë për tre muaj? 22, pra 22 tendera janë dhënë në procedura një burimore”, bëri të ditur Dakaj drejtuar Shalës.