Asdren Shala, anëtar i PSD-së, i ftuar në Politiko të Kanal10 deklaroi se Kosova me veprimet e fundit të qeverisë Kurti mori kërcënime politike, raporton Gazeta10.
“Për PSD-në është e qartë që deri tani tek rasti i urës ne e kemi pasur një raport me ndërkombëtarë në raport me Kurtin kemi pasur këshilla diplomatike. Me rastin e fundit po shohim më shumë kërcënime e flakaresha politike”, deklaroi ai.
Mes tjerash, Shala tregoi edhe bindjen e PSD-së rreth çështjes së veriut.
“Sa i përket urës, ne si PSD mendojmë që e përbën një prej temave të veriut të cilën Kurti mundet me përdor për konsum elektoral brenda. Përpjekja e Kurtit ka prodhuar efekt negativ për Kosovën”.