Politiko

Shala: Nëse Grenelli merret me çështje të Kosovës, Serbia ka me ditë me shfrytëzu

Gazeta10
07 Nëntor 2024 - 21:35

Analisti politik, Krenar Shala ka thënë se përkrahja e SHBA-së që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndryshuar, ndërsa ka theksuar se mbështetje më të madhe i kanë dhënë Serbisë.

Sipas tij, kjo situatë nuk do të ndryshojë as me ardhjen e Trumpit, duke thënë se “tashmë SHBA-të duan të kënaqin Serbinë”.

“Neve na kanë nimu, na pshtuten, na mbrojtën ligjërisht, tash duhet me kënaq Serbinë”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se Trump fokusin më të madh do të ketë me çështje të brendshme si emigracioni dhe problemin e Ukrainës, teksa ka theksuar se ka pak gjasa që ai të merret me Kosovën.

Ndërkaq për ardhjen e Grenellit në kabinetin e Trumpit, Shala pati një koment tjetër.

“Nëse Grenelli merret me këto çështje, Serbia ka me ditë me shfrytëzu”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.