Lajme

Shala: Opozita ende ka nevojë të qëndroj në opozitë, kanë nevojë me u kthjellë

Gazeta10
07 Janar 2025 - 0:29

Teksa vendi është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, zhvillimet politike po marrin vëmendjen tek opinioni i gjerë.

Komentatori politik, Krenar Shala që sonte ishte pjesë e emisionit të Kanal10, “Adresa”, tha se opozita nuk ishte aktive gjatë katërvjetorit të fundit.

Sipas tij, ajo ende ka nevojë të qëndroj e tillë pasi nuk është kthjellur.

“Siç e tha edhe kryeministri me të drejtë, kanë qenë partitë opozitare të cilat kanë qeverisur. Sipas disa aq kanë mujt me qeverisë e sipas disave kanë keqqeverisur. Besoj që ka ardh një kohë që VV-ja me e marrë edhe një mandat pa e patur nevojë koalicionin. Së pari mendoj se kjo opozitë duhet të reformohet dhe e dyta mendoj që Lista Serbe nuk duhet të jetë pjesëtare në Qeverinë e Kosovës”, tha ai.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.