
Takimi me urgjencë në Tiranë ndërmjet Kurtit e Ramës, po konsiderohet enigmatike.
Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë se ky takim i thirrur me urgjencë ka të bëjë me ndonjë informacion të ndjeshëm që kryeministri shqiptar, Edi Rama i ka dhënë kryeministrit Kurti, shkruan Gazeta10.
‘Do ta konsideroja urgjente dhe karakteristike, sepse duket paksa enigmatike. Takimi në vilë, emergjenca. Duket se Rama i ka dhënë Kurtit ndonjë informacion të ndjeshëm. I kanë diskutuar disa tema, sulmet kibernetike, marrëveshja në fushën e energjisë dhe kanë diskutuar tema të ndryshme. Është enigmatike, sepse vërehët qartë se Rama ia ka dhënë një informacion Kurtit”, tha Shala në Politiko. /Gazeta10