
Sipas Krenar Shalës, komentator politik, Qeveria serbe me veprimet e fundit, siç janë dorëheqjet nga institucionet e Kosovës, ka për qëllim vetëm të tregoj se pa u pyetur Beogradi, Prishtina zyrtare nuk mund të bëj asgjë.
Shala në Politiko tha se vendimi për targat, do të fitojë legjitimitetin e vet njëjtë sikurse ai për letërnjoftimet dhe rrymën në veri, shkruan Gazeta10.
“Qëllimi i Qeverisë në Beograd është vetëm me i tregu popullit të vet, që pa u vet edhe na Prishtina s’mundet me ba kurgjo. Pavarësisht që ajo prapë ka me shku në favor të Prishtinës dhe qytetarëve të veriut. Njëjtë kanë me ia ba sikur për rrymën. Ka me u arritur ligjshmëria. Këtë nuk e lejonë Qeveria Kurti, anarkia pa tabela”, tha Shala në Politiko./Gazeta10