
Hap pozitiv duket të jetë takimi i presidentes Osmani me krerët e partive politike në vend, sipas analistit Mentor Shala.
Ai për emisionin “Gazeta” deklaroi se nuk pret diçka të jashtëzakonshme nga ky takim që pritet të mbahet të premten, por që e cilëson si shenjë lëvizëse të mekanizmave.
Mes tjerash, Shala për zhbllokimi i situatës pritet të jetë i vështirë.
“Është një hap i mirë, pozitiv, një farë shenje që kanë filluar pak me lëviz mekanizmat kushtetues. Presidentja e ka këtë detyrë, me i ftu partitë politike, me pa ku i kanë qëndrimet. Nuk pres se kumedit çka nga ky takim por është mirë me i pa aty të gjitha partitë politike bashkë e me e pa se a mundet me u bë ndonjë zgjidhje, edhe pse është e vështirë, pasi është z.Kurti ai i cili nuk është i interesuar të gjej zgjidhje”. /Gazeta10