Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Vjosa Osmani nuk e meriton një mandat të dytë si presidente

Gazeta10
24 February 2026 - 18:39

Analisti politik Mentor Shala  në emisionin Gazeta deklaroi se presidentja Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat në krye të shtetit.

Sipas Shalës, Osmani ka qenë “figurë e vogël e kryeministrit” Albin Kurti gjatë katër viteve të qeverisjes së tij. Ai ka theksuar se ajo ka vepruar në koordinim të vazhdueshëm me politikat e Kurtit dhe se disa nga vendimet e saj, përfshirë caktimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, kanë dëmtuar opozitën në vend.

“Unë mendoj se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente e vendit. Ka qenë një prej figurave të vogla të Albin Kurti për katër vitet e qeverisjes së tij dhe ka bërë favore që e kanë dëmtuar opozitën, sidomos me veprimet e fundit për caktimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, gjithmonë në koordinim me politikat e Kurtit.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.