Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

SHBA-ja do të lëshojë ndihma nga ajri në Gazë

Gazeta10
01 March 2024 - 21:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka thënë të premten se SHBA-ja do të fillojë lëshimin e ndihmave humanitare nga ajri në Gazë, një ditë pas vrasjes së qindra palestinezëve që po prisnin të merrnin ndihma, raporton AP.

Bideni e njoftoi vendimi pasi të paktën 115 palestinezë u vranë dhe më shumë se 750 të tjerë u plagosën të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, pasi trupat izraelite hapën zjarr ndaj turmave të mëdha që nxituan të merrnin ndihma nga kamioni.

Bideni ka thënë se ndihmat do të lëshohen “ditëve të ardhshme” dhe “do t’i bashkohemi partnerëve tanë në këtë rrugë”.

Izraeli e ka arsyetuar vrasjen e qindra palestinezëve, duke thënë se një pjesë e turmës po vinte drejt ushtrisë izraelite, çka e kanë konsideruar si kërcënim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.