Gazeta10

SHBA-ja miraton bazën, inkurajon zhvillimin ekonomik për të larguar influencën ruse e kineze

Senati i Shteteve të Bashkuara te Amerikës ka nxjerrë një vendim që do të inkurajojë dhe mbështesë edhe financiarisht zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu është miratuar bazapër sanksione ndaj atyre që cenojnë sigurinë dhe paqen në Ballkan.

Senati i Shteteve të Bashkuara te Amerikës përmes një vendimi po synon të të inkurajojë dhe mbështesë edhe financiarisht zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij vendimi të siguruar nga Gazeta10, Kosova, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia janë interes i politikës amerikane dhe si të tilla do të mbështeten për të larguar influencën ruse e kineze, për të shmangur konfliktet dhe nxitur zhvillimin ekonomik.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, formojnë një rajon multietnik në zemër të Evropës, që është kritik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin. Kjo është e lidhur drejtpërdrejt me mundësitë për avancim demokratik dhe ekonomik në dispozicion qytetarëve dhe banorëve të këtyre vendeve”.

Dokumenti i Projektligjit 

Vendimi obligon autoritetet amerikane që të marrin masa që mundësojnë zhvillimin e këtyre vendeve, derisa bashkon dy urdhëresa ekzekutive.

Njëra nga këto urdhëresa i mundëson shtetit amerikan që të vendos sanksione ndaj kujtdo që cenon sigurinë, paqen dhe stabilitetin në këto vende, derisa urdhëresa tjetër, mundëson sanksione ndaj atyre që involvohen në afera korruptive.

Urdhërat ekzekutive të specifikuara në këtë nënseksion janë:

(1)Urdhri Ekzekutiv 13219, në lidhje me bllokimin e pasurisë së personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, siç është ndryshuar më parë dhe në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji; dhe

(2) Urdhri Ekzekutiv 14033, në lidhje me bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor),  në fuqi në këtë datë të miratimit”.

Ndërkohë korrupsioni përmendet një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik në rajon.

“Korrupsioni dhe dezinformimi përhapen në mjedise politike të karakterizuara nga kontrolli autokratik ose konflikti partiak”

Vendimi përfshinë mbështetje financiare për projektet e bashkëpunimit ndërmjet këtyre shteteve dhe lehtësira të tregtisë më SHBA për Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedoninë e Veriut, dhe Shqipërinë.

Pavarësisht progresit ekonomik, shkalla e varfërisë dhe papunësia në Ballkanin Perëndimor mbetet më e lartë se në vendet fqinje të Bashkimit Evropian. Madje shqetësuese po shihet edhe Migrimi jashtë, veçanërisht i të rinjve./Gazeta10

NË FOKUS

Screenshot 2024-05-15 120203
Detaje për vrasjen e 37-vjeçarit, dy të arrestuarit u zbuluan nga letra që e la i vetëvrari dhe nga pamjet e kamerave
Screenshot 2024-05-16 101903
A e dinit se vëllai i cili rrahu Teuta Selimin dikur ishte i martuar me këtë këngëtare të famshme shqiptare?
LAJMI-I-FUNDIT
E dhimbshme: Ky është i riu që i dha fund jetës sot në Çagllavicë – Policia nis hetimet (FOTO)
auto_-640-0-2a478c5587072ffb2975d9e2b582cc951715548892
E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve
aksident-1-780x470-1-600x360-1
Vdes në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar
lumbardhii
“Ajo ka kërkuar ….”, Lumbardhi tregon se pse u shkëputen me Kaderin
polii
Momenti kur kriminelët ua zënë pritën oficerëve francezë dhe i vrasin
Screenshot 2024-05-14 132948
E dhimbshme: Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan