
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë sanksionuar kryeministrin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliq, dhe biznesmenin Sllobodan Stanoviq, që thuhet se është i lidhur me anëtarin serb të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.
Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), sot ka publikuar një njoftim në të cilin thuhet se ky vendim erdhi pasi mendohet që këta persona për përfitime personale i kanë përdorur institucionet shtetërore.
“Veprimi i sotëm nënvizon se si politikanët në Bosnje dhe Hercegovinë po minojnë institucionet dhe proceset demokratike për përfitimet e tyre politike dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”, tha Nelson.
Novaliq, akuzohet se i ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnje Hercegovinës. Ndërsa, për Stanoviq thuhet se kompania e tij i ka fituar disa nga projektet më të mëdha në Republikën Sërpska.
Kujtojmë se ShBA-të e patën sanksionuar para disa muajve edhe Milorad Dodik.