
Fatmir Sheholli – Drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike është përplasur me komentatorin politik, Blerim Gashi.
Sheholli i ka thënë Gashit që ai nuk është komentator politik, por komentator i Vetëvendosjes, kjo pasi sipas tij në zgjedhjet e ardhshme do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet, raporton Gazeta10.
“Jam shumë i sigurt. Ti nuk je komentator politik, po je komentator i VV-së, sepse do të jesh pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo shtëpi ia ka dhënë këtë mundësi”, ka thënë Sheholli.